Categories Showbiz

Gati që të vijë “Përputhen 40”, autorja zbulon detaje të tjera: Ja kush do ta prezantojë

Para disa ditësh u zbulua se reality show më i ndjekur i momentit, “Për’puthen”, do të vinte me një format të ri. Burime treguan se këtë herë programi nuk do i dedikohej më njohjes mes të rinjve, por personave mbi 40 vjeç. Ky lajm u konfirmua edhe nga autorja Olsa Muhameti dhe bëri bujë të madhe kudo.

Sapo u bë e ditur kurioziteti për këtë format të ri ishte i madh, kush mund të aplikonte, kush do e drejtojë programin etj etj. Gjithë këtyre pyetjeve, autorja e programit ju ka dhënë përgjigje ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

Olsa tregoi se ka pasur një “boom” aplikimesh për formatin e ri dhe se audicionet do të kryhen të hënën e javës së ardhshme. Ajo tregoi se ka pasur raste kur kanë aplikuar edhe nipërit për gjyshërit e tyre, sepse duan t’i bëjnë pjesë të programit.

“Deri tani grupmosha më e madhe e aplikantëve është 40-50 vjeç, por kanë aplikuar edhe nipërit që duan të sjellin gjyshërit. Nuk është vetëm për të gjetur partnerë por është edhe eksperiencë televizive shumë e bukur”, tha Olsa.

Ajo zbuloi se moderatorja e “Për’puthen 40” me konkurrentë mbi 40 vjeç do të jetë sërish Bora Zemani. Kjo e fundit pati një përvojë mjaft të suksesshme me drejtimin e “Për’puthen 2” , që ka nisur të transmetohet edhe të dielave si “Për’puthen Prime”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME