Categories Turizëm

Lugina e Vjosës nga kufiri me Greqinë deri në derdhjen e saj, shpallet Zonë e Mbrojtur

Alpet dhe lugina e Vjosës shpallen Zona të Mbrojtura. Kështu deklaroi sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në një takimin e zhvilluar për standardizimin e shtigjeve turistike në zonat e mbrojtura.

“Vendimet e fundit të Agjencisë Kombëtare të Territorit e shtuan sipërfaqen e Zonave të Mbrojtura. Tashmë jemi në një sipërfaqe më të gjerë me Alpet e Shqipërisë të mbrojtura nga kjo Agjenci. Vendimet në unanim të institucionave shtetërore mbrojnë zona të tëra ku padyshim një nga ato më të debatuarat është e gjithë lugina e lumit Vjosë, e cila tashmë është një zonë e mbrojtur”, – tha Klosi.

Ministri Klosi u shpreh se “është një park kombëtar i menaxhuar me rregullat e parkut kombëtar duke hequr debatin që vazhdon të jetë në media për politika të caktuara duke garantuar opinionin publik se vendimi fundit i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit e përcakton në bazë të propozimit të ardhur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe e mbrojtur nga Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë Parkun e Vjosës të gjithë nga kufiri i sipërm me Greqinë deri në derdhjen e saj në det një peizazh i mbrojtur një zonë e mbrojtur një vlerë unikale të mjedisit shqiptar”.

Të gjitha Zonat e Mbrojtura janë rishikuar duke u përmbledhur në një studim, i cili është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe pritet së shpejti të miratohet në qeveri. Zonat e Mbrojtura do të shtohen me Parkun e Alpeve dhe të Vjosës. Ndërkohë zëvendëspërfaqësuesi i Përgjithshëm, Nuno Queiros theksoi punën që po bëhet në Zonat e Mbrojtura.

“Projekti i UNDP në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (NAPA) kontribuon në objektivin afatgjatë për: të sigurojnë burime financiare të mjaftueshme, të qëndrueshme dhe afatgjata për zonat e mbrojtura, të alokojë këto burime në kohën e duhur; dhe të sigurojnë që zonat e mbrojtura të menaxhohen në mënyrë efektive dhe efikase në lidhje me ruajtjen dhe objektivat e tjerë plotësues”, tha Queiros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

”The Washington Post” rendit Tiranën dhe Dhërmiun mes 12 destinacioneve më të bukura për t’u vizituar në vitin 2024

Media e njohur amerikane “The Washington Post” ka renditur Tiranën dhe Dhërmiun mes 12 destinacioneve…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Ndryshon taksimi i hoteleve! Qeveria do të përcaktojë një nivel shfrytëzimi të dhomave

Ligji për turizmin është dorëzuar në Kuvend ndërsa këshilli i ministrave ka propozuar edhe vendosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

“Wasza Turystyka”: Shqipëria tërheq gjithnjë e më shumë interesin e turistëve

Vitin e kaluar, destinacionet më të shpeshta në motorët e kërkimit në internet kishin të…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

“The Sun”, prestigjozja britanike lartëson bregdetin e Vlorës, “A jeni gati të zbuloni një përvojë të re mesdhetare?”

E përditshmja prestigjioze britanike “The Sun” renditi Shqipërinë në një editorial si destinacionin nr.1 të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Deklaratë: Unioni Turistik i Vlorës qëndron krahë banorëve të Vlorës dhe përkrahë zhvillimin e rajonit

Deklaratë për shtyp: Unioni Turistik i Vlorës është në krahë të banorëve Akërnisë dhe Vlorës…

LEXO ME SHUME