Categories Showbiz

Këngëtari shkatërron skenën e Sanremos gjatë performancës, publiku e shan

Një këngëtar shkaktoi rrëmujë dhe u sha nga publiku në natën e parë të festivalit të Sanremos. Këngëtari Blanco prezantoi këngën e tij të re “L’isola delle rose”, por për shkak të problemeve teknike ai nuk mundi të këndonte dhe shkatërroi skenën.

Për të shfryrë të gjithë zhgënjimin e tij, pasi në këtë natë të rëndësishme kur sytë e gjithë publikut ishin drejtuar në Sanremo dhe ai nuk mundi të këndojë, ai kapi lulet që ishin të vendosura në skenë dhe i hodhi në ajër. Blancos shkatërroi të gjithë dekorin që ishte vënë në skenë për performancën e tij, shkruan media italiane.

Publiku nisi ta shante dhe këngëtari u përpoq të justifikohej.

“Nuk e dëgjoja zërin në kufje dhe kështu doja të argëtohesha gjithsesi”, tha Blanco, por megjithatë nuk mundi të qetësonte publikun.

Amadeus tha se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që nga koha e Bugos dhe Morganit. Më pas Gianni Morandi u shfaq me një fshesë për të hequr lulet e shkatërruara nga skena, me ironi të madhe duke thënë “me gjithë muzikën e bukur që dëgjuam këtë mbrëmje do ta shihni që nesër do të flasim vetëm për këtë”.

Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata e parë e edicionit të 73-të të Festivalit të Sanremos. Në total janë 28 këngë konkurrente, ku në natën e parë performuan 14 emra “big”. Për herë të parë, i ftuar ishte edhe presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, të cilit iu kushtua edhe monologu i Roberto Benignit, për 75-vjetorin e Kushtetutës.

Mattarella vuri një dorë në zemër dhe buzëqeshi i emocionuar kur Roberto Benigni përmendi babain e tij Bernardo Mattarella. Në skenën e” Ariston” Roberto Benigni nderoi themeluesit e Kushtetutës, mes tyre edhe babai i Mattarella.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME