Categories Showbiz

Sonte finalja e Big Brother VIP! Producentja Sara Hoxha zbulon detaje: Do t’ju mbajë të mbërthyer pas ekranit

Mes shumë emocionesh teksa pritet finalja e madhe e programit më të ndjekur në të gjithë Shqipërinë Big Brother VIP, producentja Sara Hoxha në një lidhje live me Edicionin e Lajmeve, ka treguar se çfarë pritet të ndodhë.

Ajo tregoi se për të gjithë finalistët do të ketë surpriza të cilat do të dhurojnë shumë emocione, ndërsa në lidhje me dasmën që të gjithë shqiptarët po presin sonte, Hoxha siguroi që do të mbajë shqiptarët të mbërthyer pas ekranit.

Sara Hoxha u shpreh se rrugëtimi i këtij spektakli ka kaluar të gjithë pritshmëritë me dinamikat dhe situatat e krijuara nga banorët ndërsa pak më herët ajo deklaroi se Big Brother VIP3 do të jetë së shpejti.

“Sot presim finalizimin e një rrugëtimi që ka qenë po aq i gjatë sa sot na duket shumë i shkurtër, dhe kurorëzimin e fituesit. Mbi të gjitha presim spektakël siç vetëm Top Channel di ta bëjë.

Sot do të kenë surpriza domethënëse të katërt, do të takojnë njerëzit e zemrës që kanë 133 ditë që nuk i shohin dhe  besoj do të jetë shumë emocionuese për të katërt.

Shumë detaje nuk mund të jap për dasmën por di të them që publiku shqiptar e do dashurinë, dasmat e bukura mezi presim të shohim vazhdimësinë e lidhjes së tyre dhe të kërcejmë pak me dasmë.

Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, ky program ka kaluar pritshmëritë tona për audiencën shikueshmërinë komentet, ka qenë po aq sfidues për ti dhënë publikut program, kontent, gjëra ekskluzive dhe mbi të gjitha për t’i mbajtur të mbërthyer pas ekranit. Një gjë që ka treguar ky program e ky sezon është që publiku i Top Channel e vlerëson një program të mirë, e ndjek nga fillimi në fund dhe është më besnik se kurrë.”- u shpreh producentja Sara Hoxha. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME