Categories Lajme

Shpallen kompanitë fituese, Anijet që do prodhojnë energji në Vlorë

Shpallen kompanitë fituese, kontrata do të jetë për 2 vite, Zbardhen detajet e kontratës për sjelljen e dy anijeve të cilat do të prodhojnë energji elektrike në Vlorë  në zonën e Triportit.

Korporata Energjetike Shqiptare ka njoftuar se dy kompanitë të cilat janë shpallur fituese janë “Exelerate Energy” dhe “Renco s.p.a” dhe se kontrata do ketë një periudhë 2-vjeçare, ndërsa është skulifikuar kompania “Distributed Power Solution”.

Në njoftimin e KESH deklarohet se “Shoqëritë fituese të thirrjes për shprehje interesit për marrjen me qira të një aseti të prodhimit të energjisë termike janë shoqëritë Exelerate Energy, me seli në SHBA dhe Renco spa., me seli në Itali. Aseti Gjenerues termik i ofruar përbëhet nga dy mjete notuese në të cilat janë të vendosur motorë për prodhimin e energjisë elektrike me kapacitet total të instaluar prej 110 MW”.

Sipas specifikimeve teknike, këto termocentrale lundrues prodhojnë energji elektrike nëpërmjet përdorimit të lëndës së parë Mazut (Heavy Fuel Oil) dhe lendës dytësore naftë (Light Fuel Oil).

Sipas njoftimit të KESH qiraja ditore është 63,000 mijë Dollarë ndërsa vlera ditore e operimit dhe mirëmbajtjes së asetit është 31,500 Dollarë pa TVSH. Pra i bie që oferta financiare e qirasë dhe operim i mirëmbajtjes ditore për asetin e ofruar shkojnë në  94.500 Dollarë amerikanë pa TVSH, ndërsa nëse i shtohet dhe TVSH-ja shkon në vlerën 113,400 Dollarë.

Sipas përllogaritjeve duke qenë se kontrata është dyvjeçare, vetëm qiraja dhe mirëmbajtja pa përfshirë kostoto e mazutit apo naftës që do të duhen për prodhim energjie, shkojnë 83 milionë Dollarë. Ndërkohë që sipas KESH, konsumi specifik i lëndës djegëse është 220 Kg/MWh. Lënda djegëse do të prokurohet nga KESH sh.a. sipas nevojës së gjenerimit.

Lidhja e TEC-eve lundruese me sistemin e transmetimit do të realizohet në pikën e lidhjes  së nënstacionit të TEC Vlora me nënstacionin Babica 220KV. Ofruesi i asetit i ka dhënë shoqërisë KESH të drejtën që në përfundim të periudhës së qirasë aseti dhe infrastruktura ndihmëse do të mbesë në pronësi të KESH sh.a. Klan News

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME