Categories Teknologji

Shpallet vetura më e mirë për blerje i vitit në Evropë

Opel Corsa e re debutoi këtë vit në Panairin e kerreve në shtator në Frankfurt dhe për herë të parë përveç modelit të kerrit konvencional, u prezantua edhe versioni elektrik Corsa-e. Një juri e gazetarëve ndërkombëtarë nga 31 vende mori vendimin e këtillë pasi testi përfundimtar u zhvillua në Stamboll.

“Ne jemi shumë me fat që kemi marrë këtë njohje,” tha kryeshefi ekzekutiv i Opel, Michael Lochseler. “Zgjedhja e gazetarëve të pavarur specialistë tregon se me Corsa-n e re kemi krijuar një kerr për të gjithë ata që janë në kërkim”, shtoi ai.

Vendi i dytë i takoi modelit Peugeot 208 dhe i treti crossoverit më të vogël të Skoda, modeli Kamiq. Ndryshe, vitin e kaluar çmimi “Autobest” iu nda Citroen Berlingo, Peugeot Rifter dhe Opel Combo. Motori pa modifikim do të gjendet në bazën Corsa dhe do të funksionojë vetëm me një nderrues manual me pesë shpejtësi. Nëse keni nevojë për më shumë fuqi, një motor turbocharged me të njëjtin ndërrues do të ofrohet në dy versione: 100 kf & 205 Nm dhe 130 hp & 230 Nm. Më i vogli 100Hp i këtyre, është i lidhur me një ndërrues manual me gjashtë shpejtësi ose me një automatik opsional me tetë shpejtësi.

Nësë shikojmë versionin 130 Hp, do t’iu duhet vetem 8.7 sekonda për të arritur shpejtesine nga 0-100 km/h. Përveç versionit EV dhe treshja e motorëve me benzinë, Corsa i rindërtuar gjithashtu do të jetë në dispozicion me një turbodizell të mahnitshëm 1.5 litra, që prodhon 102 kf dhe një çift rrotullues të 250 Nm. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME