Categories Lajme

Shpallja e Emergjencës Globale nga koronavirusi, Manastirliu merr masat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbledhur sot Task-Forcën pasi OBSH vendosi që ta shpallë shpërthimin e koronavirusit një emergjencë shëndetësore globale.

Manastirliu siguroi se nuk ka asnjë rast të prekurve me koronavirus në vend dhe shton se Shqipëria është një ndër vendet me rrezikshmëri të ulët. Ajo u shpreh se strukturat shëndetësore do të rrisin masat në pikat hyrëse tokësore dhe detare, por dhe në aeroportin “Nënë Tereza”.

“Do të rrisim brenda nivelit të planit të veprimit, përforcimin aktiv të survejancës. Do të përforcojmë masat gjurmuese për këto raste. Po ashtu do të vijojmë të kemi një zhvillim të koordinuar të masave të ISHP, Inspektoratit Shëndetësor, Spitalin Infektiv, në koordinim dhe bazuar në planet dhe udhëzimet e OBSH dhe në zbatim të rregullores ndërkombëtarë të shëndetit. Shqipëria ka survejancë të infeksioneve.

Kemi një sistem që funksionon më së miri. Kemi një laborator të mirë, me stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike. Kemi të gjitha masat që do të ndërmarrin në raport me shkallën e rrezikshmëri. Bazuar në rekomandimet e OBSH është i nevojshëm që të gjithë strukturat të përçojnë masat mbi hetimin, gjurmimin në kohë të kontakteve dhe menaxhimin e tyre. OBSH dhe të dhënat që paraqet, ka treguar se kufizimi i njerëzve dhe mallrave mund të jetë më efektiv.

Ndaj do të rrisim dhe këshillimin e udhëtarëve që udhëtojnë drejt Kinës, si një masë parandaluese. Momentalisht ne jemi një vend me rrezik të ulët ndaj virusit, por s’do të thotë që mos të aktivizojmë shkallët e masave. Jemi në të gjitha pikat kufitare tokësore dhe detare, të cilat do të përforcohen dhe pas vendimit të fundit të OBSH. Nuk ka asnjë rast të virusit në Shqipëri, por do të përforcojmë masat për atë çka po ndodh sot në botë. Përveç Kinës, 18 vende të botës kanë raste të virusit”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME