Categories Sport

Shpaloset statuja e legjendës Johan Cruyff në Barcelonë

Barcelona e ka shpalosur një statujë në nder të legjendës së klubit, Johan Cruyff, pranë stadiumit të famshëm Camp Nou.

Miqtë dhe familjarët e ish-lojtarit dhe trajnerit të Barçës ishin prezentë në ceremoninë e shpalosjes së statujës për nder të tij.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, iu adresua të pranishmëve duke nënvizuar atë që holandezi i kishte ofruar klubit dhe për rëndësinë e trashëgimisë që ai e ka lënë në klub. “Kjo statujë do të jetë një kujtim i përjetshëm i Johan Cruyff dhe i asaj që ai përfaqëson. Johan Cruyff është pjesë shumë e rëndësishme e historisë, ekzistencës dhe ndjesisë sonë”, tha Bartomeu.

Barcelona po ashtu e ka emëruar stadiumin e ekipit B në emër të Johan Cruyff për nder të legjendës holandeze, i cili luajti për pesë sezone për klubin, nga 1973 deri më 1978, para se të kthehej si trajner nga viti 1988 deri më 1996.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME