Categories Showbiz

Shpat Kasapi: Xhelozia e tepërt më bëri të dhunshëm!

Këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi, i ftuar në “E Diell”, ka shokuar me deklaratën e dhënë, ku pranon se ka dhunuar ish-të dashurën. Për rubrikën “Mos i bjer me Top”, Shpati është shprehur se u kthye në një person të dhunshëm gjatë moshës 25 -26 vjeçare, për shkak të xhelozisë së tepërt. Po ashtu, këngëtari ka folur edhe për një periudhë të errët në jetën e tij, ku puna e tepërt e bëri të kalonte në mbingarkesë dhe gjithçka bënte ishte të mbyllej në shtëpi, të rrinte vetëm dhe kishte mendime të këqija.

Shpati kush janë lajmet më të çuditshme që ke lexuar për veten?

Janë të shumta, ka pasur lajme “Shpati bën operacion veshët”, “Shpati aksidentohet”, janë të shumta.

Sepse unë kam parë një titull në Youtube, ti ke qenë i ftuar diku dhe tituli që i ishte vendosur intervistës tënde ishte “Shpat Kasapi tregon pse rrahu ish-të dashurën”.

Shpati: Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën.

Ka qenë një titull fake?

Shpati: Jo, ka qenë e vërtetë ajo.

Sa vjeç ke qenë?

Shpati: I ri shumë, 25-26-vjeç.

Një deklaratë e jotja që ka bërë bujë lidhet me një periudhë të errët të jetës tënde ku zgjidhjen e kishe gjetur te besimi në Zot apo Hoxha.

Shpati: Jo ka qenë edhe më herët. Ka qenë një periudhë që unë kam pasur shumë ankthe. Kam pasur shumë koncerte dhe shumë fansa dhe kalova një mbingarkesë. Energjinë e tepërt që merrja nga njerëzit nuk dija ta menaxhoja. Mbyllesha në shtëpi, rrija vetëm, kisha mendime të këqija. Bëhet fjalë për para 20 viteve.

E kuptoj…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ajo la modelingun për t’u bërë murgeshë, historia e Camila Rodriguez përçan rrjetet sociale

Historia e Camila Rodrigues Cardoso, një bukuroshe 21-vjeçare braziliane e cila hoqi dorë nga karriera…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Showbiz

Ja si funksionon mashtrimi online që “shpall të pa jetë” VIP-at shqiptarë për përfitim financiar

Një skemë e mirëorganizuar mashtrimi online po përdor lajme të rreme për vdekjen ose arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dalin pamjet e rënda/ Lim Hoti i BBV është dhunuar para hyrjes nga ky reper (Video)

Ndërkohë që reperi Lim Hoti po tërheq vëmendjen e publikut me lojën e tij brenda…

LEXO ME SHUME