Categories Lajme

“Shpejt do përfundojnë nën rrota të makinave”, Nano pezullon nënkomisaren e Elbasanit, Kostani vihet nën hetim pas fyerjeve ndaj gazetarëve

Drejtori i policisë së Shtetit, Gledis Nano ka pezulluar nga detyra nënkomisaren e Elbasanit, Anisa Kostani e cila mbrëmjen e djeshme shpërtheu në fyerje ndaj gazetarëve të cilët sipassaj po mundoheshin të njollosnin punën e policisë.

Vendimi vjen shkeljes së nenit 116 të rregullores së policisë, pasi Kostani shprehu mendimin e saj personal me përmbajtje diskriminimi dhe fyerje ndaj gazetarëve.

Pas pezullimit nga detyra, Agjencia e Mbikëqyrjes Publike ka nisur edhe një hetim të thelluar administrativ ndaj efektives.

Më herët ajo në rrjetet e saj sociale ishte shprehur në mënyrë të papranueshme për gazetarët duke shkuar deri në pikën ku në një koment të saj shkruan “kështu si e kanë nisur do përfundojnë poshtë rrotave të makinës”.

Ndërkohë që Elbasani dhe qytete të tjera të Shqipërisë janë nën “pushtetin” e bandave kriminale, efektivja e Elbasanit, Anisa Kostani me gradën “nënkomisare” e cila u bë e njohur për publikun për faktin se mbante një gjarpër si kafshë shtëpiake, ka reaguar ashpër ndaj gazetarëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social, Kostani i ka quajtur gazetarët “të degjeneruar” që po mundonin të nxinin punën e policisë që sipas saj ka qenë tepër aktive.

Në reagimin e bërë, Kostani nuk është kursyer me epitete fyese ndaj gazetarëve, duke shkelur kështu nenin 116 të rregullores së policisë, ku i ndalohet qartë një mënyrë e tillë e të shprehurit.

Pas deklaratës së Kostanit e cila bëri bujë në media, Agjencia e Mbikëqyrjes Publike ka njoftuar se ka nisur një hetim të thelluar ndaj nënkomisares. Por kjo e fundit ka mohuar të ketë diçka të tillë, duke thënë se nuk ishte njoftuar nga AMP.

“Policia e Shtetit ka në strukturën e saj zëdhënësat, dhe janë ata që përmes njoftimeve zyrtare, dërgojnë informacion apo vlerësojnë ose shprehin ndonjë pakënaqësi të mundshme kundrejt reagimeve që bëhen në media, apo në rrjete sociale nga gazetarët dhe jo vetëm”-thuhet në nenin 116 të rregullores së policisë.

Duke u bazuar në këtë nen, rezulton se Kostani ka thyer rregullin bazë duke shprehur mendim personal në rrjete sociale ku shihej qartë diskriminimi dhe fyerja ndaj gazetarëve. Ndërsa shkelja tjetër është përdorimi në masë i rrjeteve sociale.

Më poshtë reagimi i Kostanit në rrjetin e saj social “facebook” dhe komentet me ndjekësit në “instagram”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME