Categories Lajme

Këto janë dy zonat ku do të kërkohet për flori në Shqipëri

Në Librazhd dhe në Mirditë do të nisin kërkimet për flori. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë njoftimin për subjektet e interesuara për kërkimet e mineraleve.

Sipas njoftimit afati për ofertat e subjekteve është deri mbaron më 6 shtator. Gjithashtu do të zhvillohen kërkime edhe në dy zona të tjera minerare, në Mirditë edhe Skrapar, për bakër dhe mineral ranor pllakor përkatësisht.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

  1. Zona minerare Nr. 3/1, Objekti “Babje”, Librazhd, Qarku Elbasan, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.
  2. Zona minerare Nr. 4/1, Objekti “Kaçinar”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.

3.
4. Zona minerare Nr. 145/1, Objekti “Perlat – Shebe”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit bakër, veprimtaria kërkim – zbulim.

  1. Zona minerare Nr. 56/3, Objekti “Polenë”, Skrapar, Qarku Berat, lloji i mineralit ranor pllakor, veprimtaria shfrytëzim.

“Kërkohet që të realizohet aplikimi për leje minerare për zonat minerare konkurruese Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3, të miratuara në planin vjetor të vitit 2021, me të dhënat dhe formën e formularit të ofertës të paraqitura në aneksin 1 të kësaj Ftesë për Ofertë.

Ofertuesit të paraqesin vetëm një Ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese.

Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues.

Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për zonat: Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3; është dt. 06.09.2022, ora 10:00 . Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen” thuhet në shpalljen e MIE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME