Categories Lajme

Zbulohet lidhja e Çaushit me Elton Deliun që u ekzekutua së bashku me nënën e tij në banesë

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i 62 vjeçarit Kujtim Çaushi të cilit pas kontrollit të bërë nga policia, iu gjet një arsenal armësh, ku mes tyre mund të përmendim, snajpera, mitrolozë, automatikë, makina të blinduara dhe granata shpërthyese.

Çaushi i cili është një person me precedentë të mëparshëm kriminalë, rezulton të jetë daja i Elton Deliut i cili u ekzekutua në vitin 2008 së bashku me nënën e tij.

Armët janë zbuluar në një ambient ngjitur me banesën e të ndjerit, Elton Deliu.

Ndërkohë pasuritë e këtij të fundit u sekuestruan nga gjykata e Tiranës pas hetimeve të kryera të cilat treguan sesi Deliu në përpjekje për të pastruar paratë e fituara nga veprimtari kriminale, i kishte transferuar në llogari të ndryshme të të afërmve.

Ngjarja e ndodhur në vitin 2008

Elton Deliu dhe nëna e tij, Flutura Deliu, u ekzekutuan me 11 plumba në banesën e tyre më 27 dhjetor 2008. Vrasja ndodhi rreth orës 15:00, në ambientet e brendshme të apartamentit të tyre, që ndodhej në katin e gjashtë, në pallatin mbrapa Presidencës, në rrugën “Perlat Rexhepi”. Mendohet se fillimisht, autorët e krimit mafioz goditën me një plumb në kokë të ëmën, Flutura Deliu, 52 vjeçe, dhe më pas qëlluan me plumba 32-vjeçarin. Vrasësit thuhet se kanë qenë dy, dhe kanë qëlluar 11 herë.

Atëherë policia mori në pyetje të fejuarën e Elton Deliut, e cila mendohet se ka qenë njeriu i fundit që e pa gjallë. Ajo ka treguar se ishin kthyer me makinë për në shtëpi dhe pasi kanë parkuar mjetin, Eltoni është ngjitur lart me ashensor, ndërsa ajo, duke qenë se ashensori ishte i bllokuar, është ngjitur nga shkallët. Në momentin që ka qenë përballë derës së apartamentit të tyre, ka parë Eltonin që po mbahej në derë dhe që ishte i plagosur.

Ai i ka thënë që e kishin qëlluar dhe i kishte kërkuar ndihmë për të lajmëruar ambulancën, por nuk ka mundur të japë asnjë shpjegim në lidhje me autorët, pasi ka vdekur në vend nga plagët e shumta që kishte marrë. Ndërkohë, gati një dekadë pas vrasjes së Eltonit dhe nënës së tij në apartamentin ku banonin të afërmit e tij, vazhdojnë gjyqet për llogaritë bankare që Deliu kishte krijuar, konkretisht për marrjen e 260 mijë dollarëve nga gjyshi i Eltonit në llogarinë e nipit të vrarë. Gjykata e Tiranës shpalli dje të pafajshëm Adem Çaushin, por ky vendim pritet të apelohet nga Prokuroria e Tiranës, e cila i kërkoi gjykatës dënimin e të moshuarit me 5 vite burgim.FAXWEB

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME