Categories Lajme

Shpërndanin drogë nëpër qytet me makina, arrestohen 3 persona

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe policinë lolale të Tepelenës e Memaliajt,  kanë ushtuar kontrolle në aksin rrugor Memaliaj -Luftinjë , ku si rezultat i kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tre personave.

Bëhet fjalë për shtetasit, L. C. 28 vjeç, N.K, 21 vjeç dhe F.Ç. 43 vjeç, banues në Xhafaj e Dervishaj, të Bashkisë  Memaliaj të cilët sipas Policisë, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për disa shtetas që shpërdanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Memaliajt, është organizuar puna për evidentimin dhe goditjen e tyre.

Në aksin rrugor Memaliaj – Luftinjë, shtetasve L.C e N.K. që udhëtonin sëbashku në një automjet , si dhe shtetasi F.Ç. që udhëtonte në automjetin e tij, gjatë kontrolleve të ushtruara fizike e në automjete, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Deklarata e plotë e Policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Luftinja”

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për disa shtetas që shpërdanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Memaliajt, kanë organizuar punën për evidentimin dhe goditjen e tyre.

Në këtë kuadër,  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe policinë lolale të Tepelenës e Memaliajt,  kanë ushtuar kontrolle në aksin rrugor Memaliaj -Luftinjë , ku si rezultat i kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve

  1. C. 28 vjeç, N.K, 21 vjeç dhe F.Ç. 43 vjeç, banues në Xhafaj e Dervishaj, të Bashkisë Memaliaj.

Në aksin rrugor Memaliaj – Luftinjë, shtetasve L.C e N.K. që udhëtonin sëbashku në një automjet , si dhe shtetasit F.Ç. që udhëtonte në automjetin e tij, gjatë kontrolleve të ushtruara fizike e në automjete, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale  “Prodhim dhe shitje të narkotikëve ”  të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në të gjithë territorin dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të paligjshmërisë në tërësi, në numrin 112, në aplikacionin”Komisariati Dixhital”, apo edhe në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale, duke ju garantuar anonimatin, si dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm të Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME