Categories Lajme

Shpërndanin kanabis pranë shkollave në Kamëz, arrestohen 2 të rinjtë

Dy persona janë arrestuar në Kamzë pasi shpërndanin kanabis në afërsi të shkollave. Në pranga kanë rënë Xh.K. 23 vjeç dhe A.Th. 28 vjeç, të dy banues në Kamzë.

Sipas policisë, është dokumentuar përmes veprimeve hetimore se dy të arrestuarit shisnin kanabis në afërsi të shkollave në Kamzë.

Gjatë kontrollit fizik, 23-vjeçarit Xh. K. i janë gjetur 15 doza kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se A. Th. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME