Categories Lajme

Shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen 2 të rinj në Tiranë

2 shtetas kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë për shitje të lëndëve narkotike.

D.Gj., 26 vjeç dhe A.B., 26 vjeç banues në Tiranë u kapën nga efektivët e Komisariatit nr.4, pasi kishin informacione për 2 shtetas që shisnin lëndë narkotike pranë një shkolle në rrugën Bardhyl.

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën nga policia, sasi të dyshuara lënde narkotike kanabis të ndara në doza gati për shitje dhe një grirëse metalike. Këto u sekuestruan nga efektivët dhe ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.
Evidentohet dhe goditet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza, afër shkollave.
Vihen në pranga 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë me doza kanabisi, në afërsi të një shkolle, në Rrugën Bardhyl.
Sekuestrohen doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, një grirëse metalike dhe një automjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se dy shtetas shisnin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një shkolle në Rrugën Bardhyl, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, në afërsi të një shkolle në këtë rrugë, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit D. Gj., 26 vjeç dhe A. B., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, dhe një grirëse metalike.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në afërsi të shkollave.
Lënda narkotike, së bashku me grirësen metalike dhe automjetin që përdorej nga këta shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi/ 41-vjeçari akuzohet se abuzoi me vajzën e bashkëshortes, detaje

Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetet e Almiros, Magnesias dhe Tyrnavos në Greqi, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat e larta mbërthejnë vendin, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME