Categories Lajme

Shpërndante kokainë në lokalet e Sarandës gjatë shërbimit, dënohet me 5.4 vite burg ish-efektivi i Shqiponjave

Lavdosh Metaj, ish-efektiv i Forcave Shqiponja, është dënuar me 5.4 vite burg nga Gjykata e Sarandës, pasi në qershor 2021 u kap duke shpërndarë kokainë. 39 vjeçari, sipas togave të zeza dhe vetë hetimit të SHÇBA, shpërndante drogë në lokalet e natës në Sarandë.

Pak ditë më parë, gjyqtarja Suela Xhani ka dhënë vendimin për dënimin e Lavdosh Metaj me 8 vite burg, por për shkak të uljes së 1/3 së dënimit, ish-efektivi i Shqiponjave do të qëndrojë në qeli 5.4 vite.

Një vit më parë, 39 vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa, sot njihet si Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

“Arrestimi u krye pas një hetimi disa mujor në aplikim të metodave të posaçme hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ku u grumbulluan fakte që krijuan dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova se punonjësi i policisë L.M. kryente në mënyrë sistematike shpërndarje të narkotikëve në ambjente të populluara argëtimi me muzikë në Sarandë”, njoftoi SHÇBA.

“Në ekzekutim të vendimit të Gjykatës, gjatë kontrollit personal të kryer në kushtet e kapjes në flagrancë, punonjësit të Policisë L. M. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda e dyshuar narkotike e llojit kokainë në sasinë 5 gramë, e ndarë në 11 doza.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë dhe një peshore që përdorej për peshimin e saj në procesin e ndarjes në doza. Këtë veprimtari të kundraligjshme, i arrestuari e kryente gjatë kohës së shërbimit dhe jashtë saj”, vijonte njoftimi i dhënë në qershor 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME