Categories Lajme

Shpërthen Ardit Gjebrea: U bëfshi lëmsh të dy, më zuri dhimbja e kokës

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, duke dëgjuar historinë e Siketit dhe Matildës, Ardit Gjebrea u bë me dhimbje koke dhe shprehet se prindërit e shkretë vuajnë shumë për fëmijët e tyre. Siketi dhe Matilda janë ndarë sepse hyri mamaja e tij në mes e cila është shumë xheloze dhe ia ka bërë të pamundur marrëdhënien e tyre. Ajo ka bërë sjellje dhe veprime që e kanë lodhur tepër Matildën, e cila nuk ka pasur as mbështetjen e Siketit sepse ai nuk kundërshtonte dot të ëmën.

Për këtë arsye Matilda vendosi që të largohej nga Siketi. Mamaja e tij nuk ka treguar aspak respekt për familjen e Matildës, e cila nuk ka pranuar kurrë që të shkojë t’i vizitojë në shtëpi. Duke dëgjuar të gjitha problemet që kanë mes tyre, Ardit Gjebrea ka reaguar tepër i mërzitur.

Ardit Gjebrea: U bëfshi lëmsh u bëfshi, ne prindërit sa vuajmë për ju, lëmsh u bëfshi që të dy. Ne prindërit i hamë të gjitha, mua më zuri dhimbja e kokës pa patur asnjë gjë. Ti ke biseduar me prindërit gjatë për këtë gjë dhe ata çfarë mendimi kanë tashmë? Matilda: Nuk duan fare sepse është përsëritur, kupton? Jo më larg se atë ditë e paralajmërova Siket, kujdes, sepse unë di që në sytë e saj ai nuk më mbron për asnjë gjë.

Ardit Gjebrea: Në një farë mënyre është shumë e vështirë sepse duhet të bësh zgjedhjen, do humbësh nënën apo do humbësh mamanë e ardhshme të fëmijëve të tu. Zgjedhje e vështirë është dhe ai sot në një farë mënyre ka bërë një hap. Matilda: Ajo është nëna e tij e kupton, është fëmijë i vetëm. Kam luftuar pafund për të, por i kam thënë që tani nuk luftoj më.

Në fund të emisionit Siketi iu lut për ta takuar dhe i premtoi që çdo gjë do rregullohet, por Matilda edhe pse e dashuron shumë, nuk pranoi ta takojë për hir dhe respekt të familjes së saj, e cila e ka mbështetur shumë dhe nuk dëshiron që t’i zhgënjejë. Siketi u largua i zhgënjyer dhe i lënduar, por Matilda u shpreh se ajo nuk do ndahet nga ai, veç se i duhet pak kohë dhe të diskutojë me familjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME