Shpërthen bombola e gazit plagosen bashkëshortët. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk të Lushnjës. Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar në vendngjarje. Të plagosurit u dërguan me ambulance në spitalin e Lushnjës dhe sipas mjekëve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Gruaja ka djegie në duar, ndërsa bashkëshorti me djegie më të rënda. Shkak rrjedhja e gazit nga bombola dhe një shkëndijë nga punishtja e Iliaz Kojkut, 70 vjeç, punishte e shërbimeve funerale.
Categories
Lajme
Shpërthen bombola e gazit, dy të plagosur në Lushnje
