Categories Lajme

Shpërthen epidemia misterioze, njerëzit i tremben rikthimit të virusit vrastar

Dhjetëra njerëz në qytetin Wuhan në Kinë janë prekur nga një pneumoni misterioze. Kjo gjë ka bërë që autoritetet kineze të nisin një investigim. Pasi deri më tani janë konfirmuar 44 raste, ku 11 prej tyre konsiderohen “të rënda”. Por, ajo që është duke i trembur më shumë njerëzit, është lidhja që i bëjnë me virusin Sars. Virusi potencialisht vdekjeprurës, ka prekur mbi 8000 njerëz dhe kanë vdekur 775 njerëz në të gjithë botën në vitin 2002-03.

Janë të shumtë njerëzit që kanë shprehur spekulimet në mediat sociale për një lidhje të mundshme me sëmundjen ngjitëse. Ndërsa, policia e Wuhan tha se tetë persona ishin dënuar për “botim ose përcjellje të informacionit të rremë në internet pa verifikim”. Komisioni shëndetësor në Wuhan është ende duke hetuar shkakun e shpërthimit të menjëhershëm të virusit.

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, ajo tha se ai kishte përjashtuar tashmë një numër burimesh infeksioni – përfshirë gripin, gripin e shpendëve dhe sëmundjet e zakonshme të frymëmarrjes – por nuk përmendi Sars. 18 vite më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë kritikoi Kinën për mos raportim korrekt të rasteve të prekura nga virusi Sars në një provincë jugore kineze. Në epideminë 2002-03, virusi preku më shumë se 8,000 njerëz në 26 vende, duke vrarë 349 njerëz në gjithë Kinën dhe 299 në Hong Kong. Po ashtu mendohet të jenë prekur edhe shumë njerëz të tjerë të cilët kanë udhëtuar drejt Kinës ose jashtë saj gjatë asaj kohe. Kjo pasi Sars përhapet shumë shpejt pa trajtim të menjëhershëm në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME