Categories Lajme

Shpërthen jurisiti i njohur shqiptar dhe lëshon paralajmërimin e fortë për zgjedhjet e 25 prillit

Juristi Romeo Kara nisur nga një deklaratë e Presidentit të SHBA-së, Theodore Roosevelt, shkruan se në Shqipëri asnjë parti politike nuk e meriton që të votohet në zgjedhjet e 25 prillit pasi asnjëra prej tyre nuk e ka luftuar korrupsionin, por është bërë palë me të.

Sipas Karasë, shqiptarët duhet të votojnë alternativat e reja, mirëpo këto të fundit nuk po e marrin forcën e duhur. Nisur nga ky realitet Kara paralajmëron se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të sjellin zgjedhje.

Postimi i plotë: “Presidenti i SHBA-se, Theodore “Teddy” Roosevelt, eshte shprehur si me poshte, lidhur me motivin real, per te cilin gerdallat e politikes sone keto 30 vitet e fundit, po e rikerkojne për të disaten here voten tone:

“Shkaterrimi i Qeverise të Padukshme, dhe shperberja e Aleances se Shenjte, midis biznesit të korruptuar dhe politikës së korruptuar, është detyra e parë e dites e burrit të shtetit”.

Sipas ketij burri real shteti, qeveria reale në vendet e korruptuara pikerisht si vendi yne, eshte aleanca e jashteligjshme: politike e korruptuar + biznes i korruptuar.

Voten kunder e meritojne ata, qe i sherbyen kesaj aleance dhe bejne pjese në te. Realiteti 30-vjecar na dikton nje vote kunder të gjithe establishmentit politik pa perjashtim.

Voten pro e meritojne vetem ata, qe e kane luftuar realisht ate aleance krimi. Nga gerdallat e kesaj politike, askush prej tyre nuk e meriton kete vote. Ky popull duhet t’i drejtohet alternativave të reja, të cilat fatkeqesisht nuk po marrin forcen e duhur. Zgjedhjet e 25-prillit nuk do te sjellin zgjidhje.”-shkruan Kara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME