Categories Lajme

Shpërthen kamioni me benzinë, humbin jetën 28 persona

Shpërthimi i një kamioni i cili po transportonte karburant në në Akkar të Libanit ka shkaktuar 28 viktima. Shkaku i shpërthimit është ende i paqartë. Kryqi i Kuq në Liban tha se ekipet kanë transportuar 20 trupa nga skena dhe shtoi se ka ende të lënduar. Kjo organizatë tha se numri i të lënduarve është 79.

Libani po përballet me varfëri, rënie të vlerës së monedhës kombëtare dhe mungesë të gjërave bazike, siç janë ilaçet. Po ashtu, dhe me një mungesë të madhe të karburanteve, që ka bërë që njerëzit të kenë vetëm dy orë energji elektrike brenda ditës. Ushtria e Libanit tha më 15 gusht se kishte konfiskuar mijëra litra benzinë dhe naftë që shpërndarësish po grumbullonin në stacione në mbarë vendin.

Agjencia shtetërore e lajmeve tha se kamioni i mbushur me karburante që ushtria kishte konfiskuar – që ishte pjesë e përpjekjeve për të ndaluar grumbullimin e paligjshëm të karburanteve – ka shpërthyer, raporton REL. Kjo agjenci tha se shpërthimi ndodhi gjatë natës kur “banorët ishin mbledhur rreth këtij kamioni për të marrë benzinë”. Agjencia shtoi se ushtria ishte larguar nga vendi para se të ndodhte shpërthimi.

Ky shpërthim në rajonin Akkar vjen dy javë pasi Libani shënoi përvjetorin e parë të shpërthimit në portin e Bejrutit, ku u vranë mbi 200 persona. Ish-kryeministri Saad al-Hariri tha se shpërthimi i kamionit me karburante “nuk ka dallim nga masakra në port”. Ai u bëri thirrje zyrtarëve, përfshirë edhe presidentit, që të marrin përgjegjësi dhe të japin dorëheqje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME