Categories Sport

Shpërthen presidenti i Fiorentinës: Juventusi po fiton me ndihmën e gjyqtarëve

Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso ishte në tribunën e “Allianz Stadium” për të ndjekur sfidën ndaj Juventusit, ndërsa në përfundim nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj vendimeve të arbitrit Pasqua dhe veçanërisht për njërin nga dy 11-metërshat e akorduar në favor të bardhezinjve.

Manjati italo-amerikan pranoi se ishte i ndërgjegjshëm që mund të gjobitej për deklaratat e tij, por shtoi se Fiorentinës i është “ngrënë haku” shpesh javët e fundit dhe se Juventusi nuk ka nevojë për ndihmën e arbitrave që të fitojë.

“Në 6 muaj te Fiorentina nuk kam folur asnjëherë për arbitrat, por ata nuk mund të vendosin ndeshjet, ashtu siç bënë sot. Juventusi është e fortë dhe ka një “artileri” lojtarësh rreth 350 milionë euro, ndaj ta lëmë të fitojë në fushë, sepse nuk ka nevojë për favore të tilla. Penalltia e parë edhe qëndron, por e dyta ishte skandaloze dhe mbylli ndeshjen në momentin më të mirë tonin. E di që mund të gjobitem për këto deklarata dhe jam gati të paguaj, por Juve duhet të fitojë në fushë, jo me favore të tilla”, deklaroi Commisso.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME