Categories Lajme

Shpërthen Rama: Meta, Berisha dhe Basha të qepin gojën për detin

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Opinion” ku foli për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Ai tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë dhe se akuzat e presidentit Meta, ish-kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Basha janë abuzim. “Marrëveshja quhet kur ekziston. Duhet të ketë firma, vula dhe jo vetëm kaq por ajo nuk është e vlefshme edhe me firma e vula derikur kalon në disa etapa. Nuk quhet nëse nuk kalon Kuvendin dhe Presidentin. Presidenti aktual ushqehet shumë me thashetheme, dhe një komb i tërë u përfshi në një thashethem të krijuar nga hiçi.

Mitsotakis nuk ka folur fare në ujrat që janë objekt i kësaj negociate por ka folur për një parim dhe nuk është i aplikueshëm me Shqipërinë, sepse nuk përmbushen kushtet. Siç e cituar ju, konventa thotë që të gjitha shtetet kanë të drejtën sovrane për t’u zgjeruar me 12 milje. Ai ka folur kur po ratifikohej marrëveshja me Italinë. Këtu plas peshku në një formë që është aq haluçiante saqë të duket vetja sikur jeton në foltoren e Ollgës. Presidenti është në grupin e peshkatarëve. Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, Monika e skuq peshkun me desperado, janë autorët e një marrëveshje reale që është rrëzuar nga GJK si një marrëveshje që cenon të drejtat kombëtare. Ata duhet të qepin gojën kur flitet për interesat kombëtare sepse ishin ata që e qelbën detin” – tha Rama me ton të lartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME