Categories Lajme

Shpërthimi me tritol, merret në mbrojtje familja e Prokurorit Muça

Një ditë pas shpërthimit me tritol në makinën e prokurorit Arjan Muça, policia ka marrë në mbrojtje familjen e tij. Familja e prokurorit që është pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të ruhet nga policia, pas sulmit me eksploziv që ndodhi mbrëmjen e djeshme, që mendohet se ishte një mesazh paralajmërimi për Muçën dhe nuk kishte synim jetën e tij.

“Punonjës të policisë kanë qenë në patrullim që prej ditës së djeshme pranë banesës së prokurorit dhe gjatë ditës së sotme janë stacionuar sërish deri në sqarimin e rrethanave”, raporton “News 24”. Shpërthimi ndodhi ditën e djeshme te “Komuna e Parisit”, në Tiranë, ku mjetit tip “Benz” me ngjyrë të zezë iu vu tritol teksa ishte i parkuar në minus dy kate brenda një qendre tregtare.

Mjeti pësoi dëme materiale dhe gjithashtu një mjet pranë tij. Prokurori Arjan Muça është aktualisht te Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa merret me dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që kalojnë në Vetting. Nuk dihet ende nëse shpërthimi ka qenë mesazh për vetë prokurorin, apo për bashkëshorten e tij, e cila është gjyqtare te Gjykata Administrative e Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME