Categories Lajme

Shpërthimi në qendër të Parisit, deri tani 4 persona kanë humbur jetën

Zyrtarët kanë njoftuar se katër persona, përfshirë dy zjarrfikës, kanë ndërruar jetë pasi një shpërthim shkaktoi zjarr të madh në një furrë buke në Paris. Disa makina janë rrotulluar dhe shumë ndërtesa janë dëmtuar nga shpërthimi në rrugën “Rue de Trevise”. Raportohet se shkaktar i zjarrit është rrjedhja e gazit. Në vendin e ngjarjes janë parë shumë dëme materiale, përfshirë veturat e shkatërruara dhe xhamat e thyer të dyqaneve.

Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, e ka vizituar vendin e tragjedisë dhe ka thënë se situata tashmë është vënë nën kontroll. Gazeta “Le Parisien” ka raportuar se furra nuk ka qenë e hapur për klientë në kohën e shpërthimit.

Të lënduarit nga ky zjarr janë dërguar në spital me helikopterë. Një dëshmitar i rastit ka thënë se fuqia e shpërthimit ka qenë shumë e madhe. Është raportuar se nga shpërthimi i zjarrit kanë mbetur rreth 20 persona të lënduar, shkruan “BBC”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Demos”, kreu shqiptar i Mafias Greke! Arrestohen katër shqiptarë, ishin vrasës me pagesë

Mëngjesin e kësaj të marte, 9 dhjetor 2025, në Greqi janë arrestuar gjashtë persona, katër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 65-vjeçari në Durrës

Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë brenda banesës së tij, në lagjen 12 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elis Halili jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës. Halili mbajti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin e krimit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së të miturit Martin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lalar, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Lalar, në afërsi…

LEXO ME SHUME