Categories Politike

‘1000 studentë ekselentë në administratë’, 24 orë nga prezantimi i platformës mbërrijnë 64 aplikimet e para

Ashtu siç premtoi në dhjetor të vitit të kaluar për studentët, kryeministri Edi Rama ka mbajt fjalën e dhënë dhe prezantuar dje platformën online punëtëmbarë.al për punësimin e rreth një mijë studentëve ekselentë në administratë. Kreu i qeverisë u shpreh se kjo platformë nuk do bëhej realitet pa protestën e studentëve. Kjo protestë, sipas tij, u hapi rrugë më të mirëve, duke kapërcyer ligjin. E kur nuk janë mbushur akoma 24 orë nga prezantimi i platformës nga kryeministri Rama, burimet bëjnë me dije se kanë mbërritur 64 aplikimet e para nga studentët, duke treguar interes të lartë mbi këtë vendim. Kjo është një ndër pikat e Paktit për Universitetin i cili sipas Ramës do te bëhet publik brenda janarit.

Ç’është punëtëmbarē.al- Kjo platformë është një mundësi për studentët e ekselencës të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga viti 2017 e në vijim, të cilët janë në kërkim të një eksperience në administratën publike. Të rinjtë duhet të kenë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor dhe/ose master profesional/shkencor me mesatare 9-10 (ose të baravlefshme me to) të secilit prej cikleve të studimit.

Qëllimi është përfitimi i një përvoje kualifikuese, e cila do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe në njohjen me administratën publike. Pasi të informoheni rreth nismës së re dhe pas konsultimit të vendeve vakante të kërkuara mund të vijoni me plotësimin e llogarisë dhe hedhjes së dokumenteve kryesore që duhet të plotësoni. Kjo thirrje do të hapet në datë 11 janar dhe do të zgjasë deri në 10 shkurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME