Categories Sport

Shpëtoi Argjentinën nga turpi, Messi arrin statistikat e Maradonës

Ndeshja e djeshme mund të ishte ajo e fundit e rëndësishme për Leo Messin. Por lojtari që me Cristiano Ronaldon ka dominuar skenën e futbollit botëror për më shumë se 15 vite, dje tregoi edhe njëherë që jo vetëm që nuk ka ndërmend të mënjanohet, por që mund të udhëheqë sërish Argjentinën drejt finales.

Gjeniu 35-vjeçar nga Rosario dje kishte arsye të ndryshme  për t’u krenuar, pas fitores 2-0 me Meksikën.  Jo vetëm shpresat e Argjentinës për kualifikim janë ende të gjalla, pas humbjes së papritur me Arabinë Saudite në debutim, por me dy golat e realizuar “Pleshti” ka arritur mitin e tij Diego Armando Maradona, me 8 gola në pjesëmarrjet në Botëror, po ashtu në ndeshjet e luajtura, që janë 21 për të dy “jashtëtokësorët”.   Jo vetëm, por ai është njëkohësisht futbollisti më i ri (18 vjeç dhe 357 ditë) dhe më i vjetër (35 vjeç 155 ditë) që ka shënuar një gol dhe dhënë të paktën një asist në historinë e Botërorit nga viti 1966.

“Ishte një ndeshje e vështirë, Meksika po luante mirë, por ne duhet të fitonim me çdo kusht, dhe kjo na ngurtësoi në pjesën e parë. Tashmë jemi rikthyer, por nuk mund të gabojmë më”, ishin fjalët e talentit nga Rosario pas ndeshjes.

Argjentina duhet të përballët në ndeshjen e fundit të grupit me Poloninë e Lewandowskit, ku do t’i duhet patjetër një fitore për të qenë të qetë për kualifikim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME