Categories Lajme

Shpikja e fundit e Izraelit, sistem që çorienton predhat dhe i kthen në bazën ku u nisën

Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur gjatë sulmit të forcave ajrore izraelite kundër shënjestrave siriane dhe iraniane në Siri.

Një video e publikuar nga IntellitiTimes tregon se si predhat siriane dhe iraniane, të nisura nga toka kundër avionëve bombardues izraelitë, çorientohen në ajër, e humbin shënjestrën dhe madje kthehen në bazë duke shpërthyer te vendi nga u lëshuan.Faqe të ndryshme në lidhje me sigurinë ushtarake thonë se Izraeli ka kohë që flet për të vendosur radarë në avionët F-35 të cilët u japin mundësi avionëve të mos diktohen nga armiqtë, me një sistem që do të kërkonte 5 deri në 10 vite për t’u kopjuar.  Sido që ta ketë arritur Izraeli diçka të tillë, asgjë nuk dihet me saktësi dhe spekulimet janë të shumta. Ministri i Mbrojtjes izraelit foli shumë hapur të mërkurën me një deklaratë. Ai tha: “Rregullat kanë ndryshuar. Kushdo që sulmon Izraelin gjatë ditës, nuk do ta zërë gjumi natën. Mesazhi ynë ndaj udhëheqësve të Iranit është i qartë. Nuk jeni më të paprekshëm. Kudo që t’i shtrini tentakulat, do t’jua presim”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME