Categories Lajme

Shpresë nga SHBA, “Novavax” nis fazën e dytë të provave klinike në Afrikën e Jugut

Kompania amerikane e prodhimit të vaksinave Novavax pritet të nisë fazën e dytë të testimit në njerëz të një vaksine kundër COVID-19 në Afrikën e Jugut. Ky vend ndodhet në mesin e një vale në rritje të rasteve me koronavirus. Novavax njoftoi se provat klinike do të përfshijnë 2,665 persona të rritur të shëndetshëm në Afrikën e Jugut. Testet gjithashtu do të krahasojnë ndikimin e vaksinës tek 240 persona të prekur nga virusi HIV, por në gjendje shëndetësore të qëndrueshme, tek të cilët vaksina mund të ndikojë ndryshe nga ata që nuk janë prekur nga viruisi HIV.

Gjetjet paraprake të provave të para klinike treguan se tek ata persona ku u injektuan dy doza të vaksinës u krijuan antitrupa neutralizues që mund të parandalojnë futjen e koronavirusit në qelizë. Krahas provave klinike në Afrikën e Jugut, Novavax do të zhvillojë gjithashtu një fazë të dytë të provave klinike në Shtetet e Bashkuara dhe në Australi në një të ardhme të afërt. Afrika e Jugut është vendi i pestë më i prekur në botë, me më shumë se 589 mijë raste me koronavirus dhe më shumë se 11 mijë vdekje.

Novavax tha se prova klinike në Afrikën e Jugut është bërë e mundur pjesërisht nga një grant prej 15 milionë dollarësh nga fondacioni Bill & Melinda Gates. Muajin e kaluar, qeveria amerikane nënshkroi një kontratë prej 1.6 miliardë dollarësh me firmën Novavax për të mbuluar testimin dhe prodhimin e një vaksine kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara me qëllimin për të siguruar 100 milionë doza deri në janar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME