Categories Lajme

“Shpresonim një zgjidhje, Rama asnjë vendim për fatin tonë”

Naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë mbledhur sot në një tubim para uzinës ku kërkojnë që të shihet situata e tyre.

Teksa ka kaluar një vit që nga protestat, naftëtarët theksojnë se ndonëse paga e 12 është marrë nga ata ende nuk është dhënë asnjë vendim nga kryeministri Edi Rama në lidhje me fatin e tyre. Kryetari i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj i bëri thirrje dhe deputetëve të opozitës që të flasë për këtë çështje, ndërsa theksoi se kujtohen vetëm kur ka zgjedhje.

“Ende nuk ka nje përgjigje për fatin e uzinës. Ka kaluar nje vit. Paga e 12 është dhënë. Nuk ka asnjë vendim nga zoti kryeministër. Kishim shpresuar për një zgjidhje në kohe të shkurtër. Nuk kemi pasur kontakte me askënd edhe pse shpresonim zgjidhje në kohe të shkurtër. Paralel me rifilllimin e punes eshte edhe gjyqi që ne e kemi çuar në SPAK ne tetorin e vitit te kaluar, pranë krimit ekonomik dhe ne prokurorinë e Fierit.

Janë rreth 340 vetë me gjyq dhe ndoshta duan që ky gjyq të shtyhet. Ne jemi me opsionin e rifillimit të punës të edhe pse është hedhur te edhe ideja e demontimit.Duhet të flasin edhe deputetet e opozitës. Kur vijnë për vota sulen tek naftëtarët. Shpresojmë të ketë zgjidhje sa me pare se veç rafinerise nuk ka asnjë mundësi tjetër.”, tha Dautaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME