Categories Lajme

Shqipëri 2022: Dy gjimnazistet ecin për dy orë në këmbë për të shkuar në shkollë, furgoni i fshatit nuk i çon

Inajete Poçi dhe shoqja e saj nga Polis Qafë-Dardhë e Librazhdit janë nxënëse të vitit të parë gjimnaz. Në fshatin e tyre nuk ka shkollë të mesme. Ato detyrohet që të ndjekë mësimin në fshatin Polis Gostrimë.

Prindërit e tyre nuk kanë mundësi të paguajnë çdo ditë transportin. Herë pas here detyrohen të ecin rreth 1 orë e 30 minuta për të mos humbin mësimin.

“Nga shtëpia nisem në ora 7 dhe në 8.30 duhet të jem në shkollë se nisën shkolla. Bëjmë sakrificë për të shkuar në shkollë, më vështirësi po ja dalim. Rruga është e keqe”, tha Inajete Poçi.

Shkolla është 3 km larg fshatit. Ky shofer furgoni s’ka më interes të transportojë nxënësit, pasi numri i tyre është reduktuar, rruga është e dëmtuar dhe çmimi i karburantit është rritur.

“Rruga është shumë e keq nuk ve njëri dorë, gjithë gropa dhe gurë tani që vjen dimri është dhe më keq është copë-copë. Dy nxënës kanë ngelur në Qafë-Dardhë dhe 3 i marrim në Fushë-Shpatë janë tre. S’ka leverdi”, tha ajo.

Të tjera familje kanë ikur nga fshati, pasi shkollimi i fëmijëve ju kushton më shumë. Një prej tyre thotë që i biri të mos mbetej pa shkollë po jetojnë me qira në Librazhd. “Jemi në Librazhd me qira, ikëm se nuk ka rrugë s’ka shkollë. Shkonte çuni që atje në Qukës dy orë.”

Me të njëjta probleme përballen dhe dhjetëra nxënës të fshatrave të tjerë të largët të Librazhdit. Në shumë prej tyre shkollat janë mbyllur. Ata nuk kanë të ardhura dhe akses për të ndjekur mësimin në fshatra të tjerë. /Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME