Categories Lajme

Shqipëri/ 218 aksidente fatale në vitin 2019, ja akset kryesore të v.dekjes

Numri i aksidenteve në Shqipëri vijon të mbetet më i lartë se vitin e kaluar, pavarësisht rritjes së masave ndëshkimore. Për këtë, ekspertët e qarkullimit rrugor bëjnë përgjegjës jo vetëm drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorët, të cilët nuk zbatojnë rregullat për kalimin e vijave të bardha.

Pavarësisht se shumë drejtues automjetesh u prangosën dhe me mijëra të tjerë u gjobitën, përsëri këto masa nuk dhanë rezultat për të ulur nurmin e aksidenteve me vdekje. “Abc News” ka siguruar shifrat nga Policia e Shtetit ku viti 2019 edhe pse nuk ka përfunduar ende, u regjistruan 218 aksidente fatale, 5 viktima më shumë se 2018. Dy muaj gjatë këtij viti kanë qenë më të përgjakshëm. Në prill dhe qershor u shënuan 52 viktima, duke regjsitruar pothuajse, ¼ e aksidenteve në total për 2019. Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian numri i aksidenteve me vdekje në vendin tonë është disa herë më i lartë në raport pollpusie. Trend rritje të aksidenteve me vdekje u shënua edhe në muajt shtator-tetor-nëntor me 63 raste. 15 më shumë se e njëjta peridhë e një një viti më parë.

Shkurti ka regjistruar numrin më të ulët të aksidenteve rrugore. Vetëm nëntë raste fatale.

Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor, shkak për këtë përkeqësim të situatës janë edhe kalimtarët që nuk respektojnë vijat e bardha. Numri më i lartë i aksidenteteve u shënua gjatë akseve kombëtare, si edhe në autostradën Tiranë- Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Fushë-Krujë-Milot.

Pothuajse në të njëjtat shifra kanë mbetur edhe numri i personave që u plagosën rëndë nga përplajset e automjeteve. Efektivë të policisë së qarkullimit Rrugor theksojnë se mbi 80 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së gabuar të drejtuesit të mjetit. Në këtë periudhë rreth një e treta e aksidenteve është kryer nga drejtues mjetesh të grupmoshës 25–35 vjeç./AbcNews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME