Prej javësh vendi jonë është pushtuar nga pandemia. Ndërkohë që janë shënuar shumë vîktima, plot 900 bebusha kanë ardhur në jetë. Banori më i ri i Tiranës është një djalë me emrin Mark, të cilin e ka prezantuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
‘Mark është banori më i ri i Tiranës i sapo ardhur në jetë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, ku vetëm në këto kohë pandemie kanë ardhur në jetë 900 fëmijë. Krenare për bluzat e bardha që nuk e kanë ndalur punën në asnjë moment’, shkruan Manastirliu në ‘Facebook’.