Categories Lajme

Shqipëri/ Dy viktima dhe 173 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, përkundër një viktime të shënuar një ditë më parë. Ndërkohë që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 173 qytetarë në 2443 testime, përkundër 191 të infektuarve një ditë më parë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim  66 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa janë shëruar 408 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2443 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 173 qytetarë, në këto bashki:

75 qytetarë në Tiranë, nga 13 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 9 në Durrës, nga 6 qytetarë në Vlorë, Berat, 4 në Rrogozhinë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Elbasan, Skrapar, Maliq, Mallakastër, Lushnje, Patos, Kamëz, Kukës, Shkodër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Lezhë, Dibër, Roskovec, Divjakë, Himarë, Delvinë, Konispol, Memaliaj,
Janë 3159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 66 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 71-79 vjeç. Janë shëruar 408 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,695 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME