Categories Lajme

Shqipëri, Ja sa vite duhen për të bërë 1 milion dollarë

Këtë fillim viti kemi një arsye më shumë të gëzuar. Shqiptarëve do t’ju duhen më pak kohë për të bërë milionin e tyre të parë.  Tashmë për të bërë kaq para bashkë do të duhen mesatarisht 1 shekull e 82 vite. Në vitin që lamë pas do të na duheshin plot 2 shekuj e 14 vite për të bërë 1 milionë dollar bashkë. Por edhe pse zvogëluam vitet, përsëri Shqipëria mbetet në vendet ku individëve do t’ju duhen më shumë kohë për të qenë milionerë. Bazuar mbi të dhënat për pagën mesatare në Shqipëri nga INSTAT dhe të dhënat për shtetet e tjera nga UNECE, Monitor përllogariti se sa kohë do të duhej mesatarisht për të bërë 1 milionë dollarë. Një milion dollarë bëhen më shpejt në Luksemburg, në Zvicër dhe Islandë, ku duhen mesatarisht 16 vite. Në ndryshim nga një vit më parë, koha mesatare në Zvicër për të bërë një milion dollarë ishte 11.3 vite.

Më pas renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 17 vite, Holanda dhe Danimarka me përkatësisht 19 vite. Në Austri dhe Belgjikë duhen rreth 20 vite për të bërë 1 milionë dollarë. Në shtetin gjerman, me pagën mesatare, 1 milion dollarë mund të bëhen për 21 vite, ndërsa në Francë dhe në Angli do të duhen rreth 23 vite. Kurse në Itali, do të duhen mesatarisht 27 vite dhe Greqi 38 vite. Më shumë kohë për të realizuar milionin e parë duhen në vendet e lindjes. Në vendet baltike duhen rreth 41 vite.

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, Rumania dhe Bullgaria kërkon më shumë kohë për të bërë një milion dollarë. Në Rumani duhen afërsisht 75 vite, ndërsa në Bullgari 1 shekull e 26 vite. Shqipëria renditet e parafundit në listën e shteteve të marra në shqyrtim. Në vend të fundit është Armenia, ku krahasuar me një vit më parë një individi do t’i duhen 2 shekuj e 39 vite nga 2 shekuj e 15 vite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME