Categories Lifestyle

Niseni vitin duke bërë këto katër gjëra të rëndësishme

Një vit i ri ka mbërritur dhe me siguri të gjithë ju keni shumë plane për 365 ditët e këtij viti. Ajo çfarë duhet të bëni pikë së pari është të mos ktheni kokën pas në gjërat negative që mund t’ju kenë ndodhur në 2018-ën. Mirëpo, edhe nëse jeni konfuzë për gjrëta që duhet të bëni në këtë fillim viti, ne ju vijmë në ndihmë me disa këshilla të dobishme:

Mos e filloni nga zeroja
Edhe nëse ju kanë ndodhur gjëra jo fort pozitive në vitin që lamë pas, fatkeqësisht ju nuk mund ta shkruani historinë tuaj në një fletë të bardhë. Pëpiquni t’i harroni gjërat negative, por mundoheni të mësoni nga gabimet e vitit që lamë pas. Kjo strategji në fakt mund të përdoret gjatë gjithë vitit, jo vetëm në fillimin e tij: Mos u mundoni ta filloni nga zeroja çdo gjë pasi do të jetë e pamundur të fshihni të shkuarën.

Filloni ditën me një mesazh pozitiv
Në ditët e sotme, njerëzit zgjohen në përgjithësi me telefona në duar. Ajo çfarë duhet të bëni është ta nisni ditën me një mesazh pozitiv. Ajo çfarë ju sugjerojmë është t’i shkruani një miku, partnerin/partneres, kolegut, një mesazh positiv. Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe do ta nisni ditën me lumturi.

Është koha për lënien e disa veseve
Çdo vit të ri duhet t’i premtojmë vetes që do përpiqemi të bëhemi njerëz më të mirë. Ajo çfarë duhet të bëni është të përpiqeni realisht për këtë gjë, sipas class. Lënia e duhanit, alkoolit apo çdo lloj vesi tjetër mund të jetë një hap tejet i rëndësishëm për një vit sa më të mbarë dhe të shendëtshëm.

Jini mirënjohës
Jo të gjithë ia dalin të shijojnë çdo vit, prandaj ju duhet të jeni një njeri me fat që jeni shënoshë e mirë dhe keni pranë njerëzit që doni. Në vend që të ankoheni për gjërat materiale që ju mungojnë, bëni mirë të shikoni përreth dhe t’i gëzoheni familjes dhe miqve të mirë që keni pranë./intv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME