Categories Lajme

Shqipëri, Kronikë e fundit

Në të gjithë vendin në rrjetin rrugor shqiptar janë 105 njolla të zeza.

Tv Klan ka siguruar raportin e vitit 2018 të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përpiluar nga Instituti i Transportit. Ky raport thotë se shumica e pikave të zeza ku ndodhin më shumë aksidente janë në rrjetin rrugor kombëtar, 80 të tilla, dhe 40 janë në zonat urbane.

Disa nga akset më problematike janë akset Lezhë-Laç, Milot-Thumanë, Elbasan-Librazhd dhe Lushnje – Fier. Me numër të lartë aksidentesh renditet edhe Tirana, në veçanti rruga e Laprakës. Vetëm në këto njolla të zeza, në harkun kohor të dy viteve 2015 – 2017 kanë ndodhur mbi 1 mijë aksidente.

Raporti saktëson se jo në të gjitha rastet faji i aksidenteve është për shkak të infrastrukturës rrugore, por edhe për shkelje te rregullave të qarkullimit. Në 121 njollat e zeza, në njërën prej tyre kanë ndodhur të paktën 3 aksidente fatale apo të rënda në tre vitet e fundit. Ekspertët që kanë përpiluar raportin thonë se në studim është marrë një seksion rruge prej 500 metrash.

Këtë vit ARRSH pritet të ndërhyjë në 41 pika të zeza, ku pjesë e masave janë vendosja e barrierave e metalike, nënkalimet dhe mbikalimet, si dhe sinjalizimet vertikale dhe horizontale. Disa akse të tjera po zgjerohen apo rindërtohen, si për të krijuar lehtësira në trafik e po ashtu edhe për të rritur sigurinë rrugore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME