Categories Lifestyle

Ja cfarë ndodh kur flemë me telefon afër vetes

Smartfonët ose telefonat inteligjentë janë kthyer në aparate të domosdoshme për ne. Shkojmë me ta kudo, madje edhe në tualet dhe sigurisht flemë me ta, i vendosim në komodinën e gjumit dhe rrallë i fikim.

Cilat janë rreziqet e të fjeturit me celular ndezur?

Sipas një studimi të publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences” (PNAS) problemi vjen nga ekrani i aparatit, qoftë telefon, ebook, tablet. Ndriçimi i ekranit redukton melatoninën (hormonin rregullues të gjumit) dhe zgjat kohën që na duhet për të rënë në gjumë. Gjithashtu vonon dhe redukton gjumin REM, gjendja e alarmit rritet gjatë natës, e kundërta e kësaj duhet të ndodhë.

Të gjitha këto çojnë në vonesë të orës së gjumit dhe na bën që të vuajmë nga pagjumësia apo nga defiçenca e gjumit, nga kjo ndërprerje e heshtur e ritmit të organizmit. Sikur të mos mjaftonte kjo, pak sekonda para se të na zërë gjumi dhe të mbyllim sytë, i hedhim një sy aparatit dhe kjo e hipereksiton trurin tonë, çka është e kundërta e asaj që duam për të fjetur.

Që truri ynë të çlodhet dhe të flemë sa më mirë duhet të mbyllim aparatet tona dhe të mos i ndezim asnjëherë gjatë kohës që jemi duke fjetur sepse çdo vibrim, tingull ose fishkëllimë mund të na zgjojë dhe të na ndërpresë ciklin tonë të gjumit. Të zgjohemi shpesh për një lajmërim apo ndriçim të aparatit na çon në atë që njihet si “pagjumësia teknologjike”, një patologji që provokon pagjumësinë në fazën e saj fillestare, por që në disa raste mund të provokojë zgjimin në mes të gjumit dhe të bëhet më e rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME