Categories Lajme

Shqipëri, Kronikë e fundit

Fluksi i lëvizjeve por edhe pakujdesia e drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë kanë bërë që vetëm në muajin korrik të regjistrohen 412 aksidente rrugore. Numri më i madh i aksidenteve është shënuar në kryeqytet me 133, ndërkohë që nuk mbeten pas zonat bregdetare të cilat kanë vetëm një rrugë dhe ato të ngushta. Nëse si mesatare përllogariten 10 aksidente në ditë, në fundjavë regjistrohen mesatarisht 15 të tilla.

Por si në çdo sezon turistik edhe ky muaj është shoqëruar me të mbytur në det. Drejtori i urgjencave mjekësore u kërkon qytetarëve të bëjnë kujdes kur futen në det sidomos ata që vuajnë nga sëmundje kronike kardiake, por dhe ata të cilët nuk e njohin zonën. Kujdes i veçantë duhet bërë me rripin e sigurimit dhe aq më tepër vëmendje për ata drejtues automjetesh të cilët jo vetëm që nuk i vendosin rripin e sigurimit, por i ulin fëmijët në vendin e parë.

Aksidentet sipas qyteteve kryesore:

Tiranë: 133 aksidente.

Durrës: 46 aksidente.

Berat: 2 aksidente.

Delvinë: 5 aksidente.

Elbasan: 20 aksidente.

Ersekë: 1 aksident.

Fier: 19 aksidente.

Gjirokastër: 9 aksidente.

Gramsh: 1 aksident.

Has: 1 aksident.

Kavajë: 9 aksidente.

Kurbin: 2 aksidente.

Korçë: 20 aksidente.

Kukës: 1 aksident.

Librazhd: 6 aksidente.

Lezhë: 7 aksidente.

Lushnje: 12 aksidente.

Malësi e Madhe: 5 aksidente.

Mirditë: 3 aksidente.

Mat: 1 aksident.

Pogradec: 7 aksidente.

Peqin: 2 aksidente.

Shkodër: 29 aksidente.

Skrapar: 2 aksidente.

Sarandë: 21 aksidente.

Tepelenë: 9 aksidente.

Tropojë: 3 aksidente.

Vlorë: 35 aksidente.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME