Categories Lajme

Shqipëri, Përgjaken rrugët nga aksidentet, 8 humbje jete për 4 ditë…

Kjo ka qenë një javë e përgjakshme nga aksidentet rrugore. Për 4 ditë janë shënuar 8 v iktima.

Në Tiranë, në vendin e quajtur kryqëzimi i arkivës, një kamion ka përplasur një person me biçikletë. Kampioni e zuri poshtë 62-vjeçarin, duke i dëmtuar këmbët. Ky i fundit më pas ka ndërruar jetë në spital.

Më 17 Maj një aksident i rëndë ka ndodhur te Sulejman Delvina. Viktima, i identifikuar si Redi Karreci, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërsa për pasojë ka ndërruar jetë në vend 33-vjeçari.

Përplasja e rëndë ndodhi në fillim të rrugës “Sulejman Delvina”, shumë pranë shkollës “Vasil Shanto” rreth orës 01:30. 33-vjeçari po qarkullonte jashtë orës policore, ndërsa policia dyshon se ishte me shpejtësi tej normave të lejuara kur ka humbur drejtimin e automjetit.

Shpejtësia ka përgjakur rrugët dje edhe në Shkodër. Dy të rinj kanë humbur jetën. Serxho Kuka, 22 vjeç dhe Eglis Delaj, i cili kishte bërë 20 vjeç vetëm një ditë më parë, humbën jetën në aksidentin tragjik që u regjistrua në rrugën e fshatit Omaraj në Malësi të Madhe.

Gjatë natës së kaluar ka ndërruar jetë një 70-vjeçar pasi u aksidentua u regjistrua rreth orës  23:00, në rrugën e “Rinasit”.

Më tragjik bilanci është bërë me v iktimat e aksidentit të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në aksin Milot Mamurras, ku humbën jetën 3 persona pasi makina ka çarë bordurën dhe ka rënë në kanalin me ujë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME