Categories Lajme

Shqipëri, regjistrohen 25 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Shqipëria ka regjistruar 25 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Prej ditës së djeshme ka një rënie me 6 raste teksa sërish nuk ka v iktima. 9 prej rasteve të reja janë zbuluar në Tiranë, 6 në Has dhe nga 3 në Shkodër e Lezhë. Ndërkohë tek Infektivi po trajtohen 8 pacientë kurse 7 të tjerë janë shëruar plotësisht në 24 orët e fundit.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç. Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4,063 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 25 qytetarë, në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Has, 3 raste në Shkodër dhe Lezhë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Kurbin, Mirditë. Aktualisht janë 272 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,125 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME