Categories Lajme

Shqipëria arriti të fitonte ‘PO’-në e shumëpritur, por Holanda ka një kusht

Parlamenti holandez ka votuar pro hapjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duke miratuar një mocion të hartuar nga dy deputetë holandezë, Kaminga dhe Amhaouch.

“Shqipëria së fundmi ka bërë përparim në çështjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian duke vënë në dukje se fillimi i negociatave të pranimit për Shqipërinë është vetëm fillimi i një proces të gjatë reformash”, -thuhet në mocion.

Gjithë procesi thekson mocioni duhet të ketë si kusht mbikëqyrjen e vazhdueshme të progresit të Shqipërisë nga komisioni evropian, ku të sigurohet përfshirja e Holandës me përfaqësues të saj që do të raportojnë çdo vit në parlamentin holandez, sidomos në veçanti për çështjet e bashkëpunimit gjyqësor dhe migrimit.

Ndërkohë një mocion tjetër që kërkonte të mos merreshin hapa të mëtejshëm për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE u rrëzua nga deputetët holandez.

Më 22 qershor pritet mbledhja e Këshillit Evropian, ku Unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME