Categories Lajme

Shqipëria dhe Kosova do të rrisin bashkëpunimin në fushën e pronësisë industriale

Një delegacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale kryesuar nga drejtorja Ledina Beqiraj zhvilloi një takim me përfaqësues të Agjencisë për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve. Gjatë takimit me homologun nga Kosova, Nezir Gashi, u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave mes dy institucioneve çka do të sillte ndikim pozitiv në fushën e pronësisë industriale së PI-së në të dyja vendet.

Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon realizimin e aktiviteteve të përbashkëta kryesisht në promovimin e pronësisë industriale si dhe forcimin e sistemeve kombëtare të PI. Komiteti i Monitorimit i ngritur nga përfaqësues të dy institucioneve, për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Pejë, do të ndjekë në vijimësi aktivitetet e parashikuara në këtë fushë. Pas vlerësimit të nevojave dhe hartimit të planit të veprimit, vizita e radhës do të jetë e palës homologe të Kosovës, parashikuar për t’u realizuar brenda vitit 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME