Categories Lajme

Rama, apel naftëtarëve të ndërpresin grevën: Jemi duke u përpjekur për zgjidhje

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje sot naftëtarëve të Rafinerisë së Ballshit të ndërpresin grevën e urisë, ndërsa theksoi se “jemi duke u përpjekur që ta zgjidhim atë punë”.

“Unë kam qëndruar afër atyre më shumë se askush tjetër. Ata e dinë shumë mirë dhe kam bërë detyrën morale karshi tyre duke i konsideruar njerëz familjarë me një punë. Unë e di se sa takime dhe lutje kam bërë për të sjellë investitorë, sepse nuk është pronë e shtetit. Është një rafineri e degraduar, shumë e vjetër që do një investim shumë të madh dhe këtë investim duhet ta bëjë privati”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ata janë viktima të një privatizimi skandaloz, kriminal”.

“Rafineria është pronë e bankës. Unë kam lutur investitorë për të ardhur dhe nuk kam shkuar atje me ëndrrat e mia. Kam shkuar me investitorët amerikanë atje. Ata u angazhuan, por nuk iu dilnin llogaritë dhe e lanë. Erdhi dikush tjetër, e njëjta gjë. Rafineria që të punojë ka nevojë për naftën e rëndë bruto që dilte nga fushat e Patos-Marinzës. U privatizuan fushat, hyri një investitor tjetër, dhe ai shkon direkt në treg. Nëse rafinerisë nuk i shkon gjithë sasia e naftës, rafineria fiket”, tha Rama.

Kryeministri tha se ka takuar edhe Presidentin e Azerbajxhanit enkas, meqë në një garë që u bë kishte kompani azere dhe nuk vijnë.

“Sistemi që kemi zgjedhur është për marrëdhënie kapitaliste të punës. Naftëtarët kanë marrë pagat e luftës si gjithë të tjerët gjatë periudhës së karantinës. U kemi propozuar që t’i japim një pagë sociale që ata nuk e duan. Ata kanë të drejtën e tyre të mos duan asnjë gjë, por unë nuk po neglizhoj. Çdo ditë merrem me këtë punë. Por nuk e pranoj që ata bëjnë grevë. Kur futesh në grevë futesh që të dëgjojnë. Nuk kanë ata shans në këtë vend të gjejnë dikë tjetër siç i dëgjoj unë. Unë nuk e kam një “çelës magjik” t’u jap atyre një zgjidhje. Jemi duke u përpjekur për ta zgjidhur atë punë. Dilni nga ajo grevë, nuk keni nevojë, sepse nuk është se unë do harroj. Unë e kam në fokus atë gjë. Nuk kanë nevojë të torturohen. Të shkojnë në shtëpi dhe ne jemi në punë për ta”, – tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME