Categories Lajme

Shqipëria e dyta për dëbimet nga Gjermania

Gjermania ka dëbuar vitin e kaluar në vendet e origjinës pak më shumë njerëz, se vitin e parë të pandemisë, por dukshëm më pak se vitet e kaluara. Shumica e dëbimeve janë kryer me Gjeorgjinë dhe Shqipërinë.

Gjermania ka dëbuar vitin e kaluar në vendet e origjinës pak më shumë njerëz, se vitin e parë të pandemisë, por dukshëm më pak se vitet e kaluara.

Shumica e dëbimeve janë kryer me Gjeorgjinë dhe Shqipërinë.Ministria Federale e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka bërë të ditur se vitin e kaluar janë kryer rreth 11.982 dëbime nga Gjermania, më shumë se vitin e kaluar (10.800 vetë), kur trafiku ndërkombëtar ajror ishte më i prekur nga kufizimet e Coronës, por shumë më pak se vitet e kaluara. Për krahasim në vitin 2019, Gjermania dëboi 22.100 vetë, bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Sipas njoftimit të Ministrisë Federale shumica e dëbimeve janë kryer me Gjeorgjinë dhe Shqipërinë. 1.116 vetë janë dëbuar në Gjeorgji, dhe 908 vetë në Shqipëri. Edhe në Kosovë e Turqi ka pasur dëbime.

Rreth 400 vetë janë dëbuar në këto dy vende vitin e kaluar. Tek vendet e destinacionit për dëbime edhe vitin e kaluar u renditën Serbia, Pakistani, Moldavia dhe Rumania.

Gjermania prej vitesh nuk dëbon më njerëz në Siri, nga vera e kaluar u ndalën dëbimet në Afganistan, por vitin e kaluar në 470 raste u dëbuan qytetarë me origjinë nga Siria e pa të drejtë qëndrimi në Gjermani, veçse jo në Siri.

Qeveria gjermane ka bërë të ditur, se kthimi i tyre në vendin e origjinës kryhet vetëm vullnetarisht.

Në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë gjermane të përbërë nga socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët, thuhet se “ne fillojmë një ofensivë të kthimeve, për të zbatuar me konsekuencë largimin nga Gjermania, veçanërisht dëbimin e kriminelëve dhe personave të rrezikshëm”.

Sipas vullnetit të partive të koalicionit duhet që me vendet e origjinës të nënshkruhen marrëveshje migracioni ne vende të rëndësishme origjine.

Qeveria gjermane planifikon të ketë edhe një të ngarkuar për këtë, por ende nuk është vendosur se në cilën ministri do të vendoset ky post./Deutsche Welle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME