Categories Lajme

Zgjedhjet e 6 marsit/ Përfundon afati i dorëzimit të dokumenteve, kush janë kandidatët për kryetarë bashkie që po verifikohen nga KQZ

Ka përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022, ndërsa KQZ do të fusë në ‘sitë’ 20 emrat e përzgjedhur nga partitë politike. KQZ bënë me dije se nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara kanë depozituar dokumentacionin 4 subjekte.

Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

Shkodër, zj. Majlinda Angoni Durrës, zj. Emiriana Sako Lushnje, zj. Eriselda Sefa Rrogozhinë, z. Edison Memolla Vorë, z. Blerim Shera Dibër, z. Rahim Spahiu

Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
Bashkia Rrogozhinë, z. Ferdinand Saraçi
Bashkia Dibër, z. Luan Haka
Bashkia Vorë, z. Ymer Marku Bashkia Lushnje, z. Indrit Sefa Bashkia Durrës, z. Luan Hoti Bashkia Shkodër, z. Xhemal Bushati

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
Bashkia Vorë, z. Lulzim Vrana Bashkia Dibër, z. Premtim Kryemadhi Bashkia Shkodër, z. Bardh Spahia Bashkia Durrës, z. Ardian Muka Bashkia Lushnje, z. Elton Bano Bashkia Rrogozhinë, z. Hekuran Xhani

Partia e Lëvizja e Re ka depozituar dokumentacionin për dy kandidatë: Bashkia Durrës, z. Jonid Nano Bashkia Dibër, z. Dritan Torba

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke verifikuar dokumentacionin e depozituar nga subjektet, si edhe po verifikon pastërtinë e figurës për kandidatët, formularët e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të internetit www.kqz.gov.al.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME