Stefano Pioli nuk fshihet më, pas fitores së bukur kundër Lazio, trajneri i Milan kërkon gjithçka, titull dhe Kupë, dy objektiva që kalojnë më parë nga Inter, rivali i tyre më i madh këtë sezon.
Kuqezinjtë po kalojnë një moment fantastik pas rikthimit në fushë, Pioli kërkon të shfrytëzojë këtë moment, mbi të gjitha kërkon të shfrytëzojë formën shumë të mirë të dyshes Leao-Giroud, por sërish mendjen e ka tek Ibra: “Kur të rikthehet Ibra do të jemi akoma më të fortë”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.
Ky Milan vetëm mund të përmirësohet, pasi akoma ka disa lojtarët që priten ti bashkohen grupit, lojtarë si Rebic dhe Tomori, më mbrojtësin anglez që pritet të jetë gati për sfidën me Sampdoria. Pioli dhe i gjithë ambienti kuqezi kërkojnë ti bëjnë një mbyllje perfekte kësaj jave, kanë një shans të artë të rimarrin kreun e Serie A në një kohë kur Inter luan në transfertë përballë Napoli, ndërsa vetë presin në “San Siro”, Sampdoria:
“E mendojmë vendin e parë, për të mbyllur ketë javë në mënyrën më perfekte të mundshme, por kundër Sampdoria nuk do të jetë e lehtë. Ne duhet të mendojmë vetëm për veten tonë, si të rritemi akoma më shumë, objektivi jonë është të bëjmë më shumë pikë se sa një vit më parë”, theksoi ndër të tjera Stefano Pioli.
