Categories Lajme

Shqipëria e treta në botë për rritjen në turizëm, Rama publikon statistikat e OBT-së

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të tretën për rritjen në turizëm, pas Katarit dhe Arabisë Saudite.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot statistikat më të fundit të OBT-së, të cilat i referohen periudhës qershor 2022-qershor 2023.

“Ja edhe tabela krahasuese nga qershori vjet deri në qershorin sivjet, e sapopublikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, ku Shqipëria renditet e treta për rritjen në turizëm, pas Katarit dhe Arabisë Saudite, po pa Kupën e Botës”, shkruan Rama.

Sipas INSTAT, numri i turistëve që vizituan Shqipërinë vijoi rritjen edhe përgjatë muajit qershor.

Konkretisht, numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 76.4 % në qershor, krahasuar me qershorin e vitit të shkuar. Në total numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 49.7 %, në krahasim me qershorin e 2022.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME