Categories Lajme

Shqipëria i bashkohet himnit kundër diskriminimit ndaj vajzave dhe grave

Nga Nensi Bogdani Pasditen e së hënës në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, një grup aktivistesh të të drejtave të njeriut u solidarizuan me një himn kundër dhunës dhe diskriminimit ndaj grave dhe vajzave. Kjo lëvizje është një hallkë në zinxhirin e marshimeve që janë duke u zhvilluar në vende të ndryshme të botës, të frymëzuara nga valët e manifestimeve feministe në Kili.

“Ideja ka lindur nga një grup feminist në Kili si një reagim ndaj dhunimit të të drejtave të njeriut. Shumë prej grave dhe vajzave protestuese në Kili janë dhunuar në komisariate, dhe shteti nuk ka reaguar për të çuar njerëzit përgjegjës para drejtësisë. Këto raste janë vënë re dhe në Shqipëri,” tha Deni Sanxhaku, pjesë e Organizatës së Mbrojtjes së të Drejtave Civile.

“Ne kemi pasur raste të grave apo të grave të dhunuara që kanë pasur urdhra mbrojteje apo kanë njoftuar në polici për partnerë të dhunshëm, dhe policia nga ana tjetër nuk ka marrë asnjë masë mbrojtëse për këto gra dhe vajza,” shtoi Sanxhaku.

Aktivistet –përfaqësuese të organizatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut performuan himnin e rezistencën kiliane të përshtatur në gjuhën shqipe në sheshin “Nënë Tereza”, duke targetuar sistemin shtetëror dhe politikat e padrejtësive sociale si bazë të diskriminimit me bazë gjinor.  Teksti përshkruan sesi dhuna me bazë gjinore nuk është problem moral, por politik. Aty thuhet qartë se institucionet, policia, gjykata, dhe shteti janë përgjegjës të vazhdueshëm të shkeljes së të drejtave të gruas.

“Seksizmi dhe diskriminimi gjinor si në shoqëri ashtu dhe në tregun e punës është prezent në Shqipëri. Sipas të dhënave të OKB-së, raporti i grave të dhunuara psikologjikisht, fizikisht, apo seksualisht në Shqipëri është një në dy. Këtë e vuajnë më shumë gratë e margjinalizuara, që janë ato të periferive, gratë e moshuara, gratë e komunitetit LGBT, gratë me aftësi të kufizuara ose gratë e varfëra,” shpjegoi Deni Sanxhaku arsyet e protestës.

“Është e rëndësishme që të flasim për këto gra dhe jo vetëm për dhunën që ushtrohet ndaj tyre nga partnerët e tyre, por edhe dhunën ekonomike dhe sociale që ushtron shteti. Prandaj dhe teksti i këngës është përshtatur në mënyrë të tillë që t’i adresohet Kryeministrisë, t’i adresohet oligarkisë, t’i adresohet shtetit,” shtoi ajo.

Performanca sensibilizuese në mbrojtje të të drejtave të grave dhe vajzave. Foto: Nensi Bogdani.

Aktivistet takohen përpara protestës në sheshin “Nënë Tereza”. Foto: Nensi Bogdani. /Reporter.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME