Categories Lajme

Shqipëria, i vetmi vend në rajon pa transport publik

Ndërkohë që shumë vende në rajonin e Ballkanit, por edhe më gjerë në Evropë, kanë muaj që i janë rikthyer jetës normale, pas kalimit të pikut të Còvid-19, Shqipëria duket se ka ende shumë punë për të bërë. Më problematike duket se është mungesa totale e transportit publik. Mijëra qytetarë që çdo mëngjes nuk mund të marrin autobusët, furgonët apo trenin, për të punuar dhe mbajtur familjet e tyre, janë një dëm jo vetëm për ekonomitë e brishta familjare, por edhe për vetë biznesin, që po has vështirësi në sigurimin e burimeve njerëzore.

Moslejimi ende i transportit publik shkakton një vorbull ekonomike me pasoja zinxhir, që dèmton si punëmarrësit ashtu edhe punëdhënësit, çka përkthehet në rënien e vendeve të punës, dobësimin e fuqisë blerëse dhe më pak taksa në arkën e shtetit. Vendet e rajonit kanë ndërmarrë mjaft masa sigurie për të ruajtur shëndetin në transportin publik. Masa që Shqipëria do të mjaftonte t’i kopjonte dhe t’i zbatonte, për ta lehtësuar edhe më jetesën e qytetarëve për të rikthyer në ritme normale ekonominë e vendit.

Lejimi me kushtet përkatëse i transportit publik, duke ndjekur shembujt e shumtë të mëposhtëm, mund të ishte hapi i vërtetë domethënëse, që do të dëshmonte, se pas muaj të vështirë e plot peripeci, të diktuar nga pandemia, më në fund ekonomia e vendit mund të rikthehet të marrë frymë lirisht. Informacion për funksionimin e Transportit Publik në Rajon Greqi – Transporti publik është hapur në 4 Maj; Distancë në stacion mes udhëtarëve 1 metër;

Në trena e metro distancë 1 metër të udhëtarëve brenda trenit; Maska e detyrueshme për udhëtarët(nuk përcaktohen penalitete) Kroaci – Transporti publik është hapur në 27 Prill; Kufizimi i vetëm:distancë 1M të udhëtarëve; Maska për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete) Mali i Zi – Transporti publik është hapur në 11 Maj; Nuk mund të ketë më shumë udhëtarë sesa ka vende të ulura në autobus; Maska per udhetarët (nuk percaktohen penalitete)

Itali – Transporti publik nuk ka qenëi pezulluar por janë rishikuar oraret; Mjetet e transportit dezinfektohen 1 herë në 24 orë; Hyrja dhe dalja në dy dyer të ndryshme; Maska e detyrueshme për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete); Numër maksimal personash në autobus(caktohet nga shërbimi urban qytetas); Distancë në stacion mes udhëtarëve 1 metër; Ne trena e metro distancë 1M të udhëtarëve brenda trenit. Bosnje Hercegovinë – Transporti publik është hapur në 15 Maj; Nuk mund të ketë më shumë udhëtarë sesa ka vende të ulura në autobus; Maska për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete); Numri i mjeteve të transportit në qarkullim është i kufizuar; Organizimi i orareve të lëvizjes është sipas orareve të fundjavës.

Maqedoni e Veriut – Transporti publik aktualisht është i hapur rregullisht; Nuk mund të ketë më shumë udhëtarë sesa ka vende të ulura në autobus; Maska për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete). Kosovë – Transporti publik është hapur në 18 Maj; Nuk mund të ketë më shume se 20 udhëtare në autobus; Maska dhe doreza për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME